Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zyrtarizoi "divorcin" nga klubi europian, futbollisti i Kombëtares përfundon... në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtarizoi "divorcin" nga klubi europian, futbollisti i

Ylber Ramadani nuk do jetë më pjesë e Vejle në Danimarkë. Ka qenë lojtari që ka dhënë lajmin e "divorcit" me klubin e elitës në këtë vend, teksa pas katër sezonesh mes palëve nuk ka rinovim të kontratës.

Mbrëmjen e djeshme klubi danez zyrtarizoi largimin e Ramadanit, teksa e ka falenderuar për kohën që kaloi në klub. Tanimë mesfushori i Kombëtares kuqezi do duhet të gjejë skuadër të re, me sirenat që bien nga Turqia. Ramadani mund të bëhet shqiptari i radhës që e vijon karrierën në Superligën turke.

Prej sezonit 2017 Ramandani ka qenë pjesë e Vejle, duke u afruar te danezët nga Adolfo Sormani, ish-trajneri që e kishte nën urdhëra edhe në kohën kur 25 vjeçari ishte pjesë e Partizanit. Ramadani ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën e skuadrës A të Shqipërisë, duke shënuar edhe 1 gol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga