Tashmë gjithçka duket se ka marrë rrugën drejt “Camp Nou”. Manchester City dhe Barcelona sipas “As” kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin Joao Cancelos në La Liga.
Sipas medias spanjolle këtë javë pritet zyrtarizimi i lojtarit. Fillimisht Cancelo do t’u në shtrohet vizitave mjekësore për të firmosur më pas edhe kontratën me katalanasit. Lojtari do të kalojë në “Camp Nou” në huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.
Në këtë marrëveshje ka një kusht, lojtari duhet të luajë 70% të ndeshjeve zyrtare me kampionët e La Liga. Mbrojtësi përforcon kështu repartin e prapavijës katalanase, duke u shnëdrruar kështu në një alternativë për formacionin e Xavi Hernandez.
Poll