Rey Manaj është larguar përfundimisht nga Watfordi. Eksperienca e sulmuesit të kombëtares shqiptare në Angli nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj.
Skuadra angleze dhe Manaj kanë ndërprerë kontratën mes tyre me marrëveshje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Kemi ndërprerë kontatën me Rey Manaj me marrëveshje. I urojmë suksese Manajt në vazhdim”, ka shkruar Watford.
Rey Manaj’s contract has been terminated by mutual consent. We wish Rey all the best for the future.
— Watford Football Club (@WatfordFC) February 8, 2023
Sulmuesi 25-vjeçar u bashkua nga Barcelona këtë verë, ai arriti të luajë 6 ndeshje ndërsa ka gjetur 1 gol. Kujtojmë se lojtari ka humbur një pjesë të madhe të sfidave këtë sezon për shkak të një dëmtimi.