Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ “Mur i pakalueshëm” te Egnatia, lideri i mbrojtjes drejt largimit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ “Mur i pakalueshëm” te Egnatia, lideri i mbrojtjes
Egnatia

Fitorja ndaj Breidablik në raundin e parë të Champions League ka rritur optimizmin te Egnatia. Por puna për çështjen “kualifikim” nuk ka mbaruar ende, pasi ka edhe një ndeshje tjetër, ajo e kthimit. Megjithatë nuk ka lajme vetëm të mira të rrogozhinasit.

Thuhet së fundmi se lideri i mbrojtjes te ekipi i Edlir Tetovës, Zamiq Aliyev është pranë largimit. Destinacioni i radhës për 24-vjeçarin do të jetë Ukraina, konkretisht skuadra e NK Veres Rivne.

Ende janë të paqarta shifrat e kësaj lëvizje, por kuptohet se Egntaia do të përfitojë mjaftueshëm në të ardhura. Vlera e Aliyev sipas “Transfermarkt” arrin deri në 350 mijë euro. 24-vjeçari prej 2024 është bërë edhe pjesë e kombëtares së Azerbajxhanit.   

Poll

Lexo gjithashtu