
Klejdi Daci është lojtari më i ri i Kukësit. Zyrtarizimi ka ardhur nga Klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi 22 vjeçar i lindur në Tiranë vjen nga ekipi i Kastriotit, por më parë ka luajtur edhe për ekipe si Partizani B, Partizani U19, apo Partizani U17. Në edicionin që lamë pas, ai është aktivizuar në kampionat në 23 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola. Sa i përket Kupës së Shqipërisë, tekniku i krutanëve, Ndreu ka preferuar që vetëm ne një ndeshje t'i besojë atij.
"Miresevjen ne shtepine tende Klejdi Daci! Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Klejdi Daci eshte zyrtarisht pjese e skuadres sone. 22-vjecari nga Kukesi ka firmosur sot nje kontrate per 2 sezone me ekipin tone, duke shtuar ne kete menyren numrin e futbollisteve nga Kukesi ne ekip. Daci ishte pjese e Kastriotit ne sezonin e fundit duke shenuar edhe 5 gola ne 23 ndeshje te zhvilluara. Klubi i Kukesit i uron shume suksese Dacit me fanellen e qytetit te tij dhe sa me shume trofe. Suksese Klejdi!" - shkruan Klubi.
Ky është transferimi i dytë i Kukësit, pas afrimit të Ardit Hila.