Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Vetëm një muaj në krye të pankinës, skuadra e kryeqytetit mbetet pa trajner

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vetëm një muaj në krye të pankinës, skuadra e

Skuadra e Dinamos ka mbetur pa trajner. Ashtu siç njoftonte mbrëmjen e djeshme, newsport.al, Mauro Manzoni është larguar nga drejtimi i ekipit kryeqytetas. Përmes një njoftimi për mediet bëhet me dije që arsyet e "divorcit" janë personale.

"Zyrtare/ Mauro Manzoni largohet nga drejtimi i Dinamos. Tekniku italian ndërpret mardhëniet me klubin blu, pas vetëm 1 muaji në krye të stolit Dinamovit për arsye familjare. F.K. Dinamo e falenderon për bashkëpunimin dhe i uron suksese në vazhdim!", shkruhet në njoftimin e klubit të Dinamos.

18-herë kampionët e Shqipërisë po notojnë në ujëra të turbullta. Pritet me interes të shihet se cili do të jetë pasardhësi i italianit, pasi në 8 ndeshje Dinamo ka grumbulluar vetëm 1 pikë duke u renditur në vendin e fundit të Grupit A të Kategorisë së Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga