
Pasalic & Gjimshiti
Atalanta dhe Mario Pasalic do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa sezone të tjera. Mesfushori i kombëtares kroate ka rinovuar kontratën me bergamaskëd deri në qershor të 2028.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Atalanta përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. “Së bashku përpara. Historia vazhdon”, shkuran Atalanta në rrjetet sociale duke komunikuar rinovimin e Pasalic.
Në 34 paraqitje në Serie A sezonin që lamë pas, mesfushori kroat shënoi 3 gola dhe asistoi 4 herë. Atalanta e bleu përfundimisht kartonin e Pasalic nga Chelsea në vitin 2020 për 14.5 milionë euro.
View this post on Instagram
Poll