Amir Abrashi është lojtari më i ri i Grasshopers në Zvicër. Kapiteni i kombëtares shqiptare do mbajë për dy sezonet e ardhshme fanellën e zviceranëve. Pas një sezoni me rekordmenët e Basel, Pitbulli ka vijuar sërish në kampionatin helvet.
Largimi nga Freiburgu në janar të këtij viti e pa Abrashin te Basel, me zviceranët që nuk e shfrytëzuan të drejtën e blerjes së lojtarit. Tanimë Abrashi do luajë me Grasshopers, duke u rikthyer pas gjashtë vitesh te ish-klubi i tij. Pesë vite me Grasshopers, Abrashi nga 2010-2015 luajti 155 ndeshje me skuadrën ku ka firmosur sërish. 31 vjeçari ka nisur nga puna në klubin bardhekaltër.

Poll