Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Komplikohet kalimi i Jasharit te Milani, gjiganti i Bundesligës futet në garë për shqiptarin

Shkruar nga NEWSPORT
Komplikohet kalimi i Jasharit te Milani, gjiganti i Bundesligës futet
Ardon Jashari

Pavarësisht se negociatat me Granit Xhakën janë të komplikuara, Milani po ndjek intensivish Ardon Jasharin. Igli Tare po punon për të sjellë mesfushorin me origjinë shqiptare në Serie A.

Por së fundmi, Borussia Dortmundi mund t’i prishë punë Milanit në tregun e transferimeve. Siç raportojnë mediat italiane, verdhezinjtë e Gjermanisë janë të interesuar për të blerë Jasharin.

Me 65 milionë eurot e fituara nga Chelsea për Gittens, Dortmundi mund t’i investonte një pjesë të tyre pa problem për mesfushorin shqiptar. Nga ana tjetër, Club Brugge nuk e ka pranuar ofertën e Milanit dhe komplikohet edhe më shumë kalimi i Jasharit te kuqezinjtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga