
Samuel Nikaj ka nisur nga puna në Pogradec. Trajneri 44 vjeçar është emëruar në krye të liqenorëve, që sezonin e ri do luajnë në Kategorinë e Dytë. Nikaj me origjinë nga Velipoja ka një eksperiencë të madhe prej 2013, atëherë kur ishte asistent te Vllaznia.
Rrëzimi i skuadrës në të Dytën ka bërë që klubi të marrë masa, duke ndërruar stafin teknik. Tanimë Nikaj ka nisur nga puna në Pogradec, duke marrë edhe disa emra lojtarësh që shihen si të duhurit për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë brenda një sezoni.
Në karrierën e tij, Nikaj ka drejtuar skuadra si Tërbuni, Besëlidhja, Kastrioti, Vushtrria, Liria, apo Burreli.
Poll