
Lushnja siguron firmën e rradhës në merkato teksa nënshkruan me Gilberto Gegën duke u bërë afrimi i rradhës te lagunarët. Gega luan në poztën e krahut të majtë të mbrojtjes por mund të bëjë mjaft mirë edhe qendrën.
20-vjeçari është prodhim i akademisë së AEK Athinës ndërsa sezonin e fundit luajti me GS Marko. Gega ka qenë pjesë më parë edhe në ekipet zinxhir të Kombëtares shqiptare. Lushnja bën kështu një tjetër afrim nga Greqia pasi më parë kishte firmosur me Zisin që vinte gjithashtu nga toka helene.
Këtë sezon verdhjeshilët nuk duan të përsërisin këtë të sapombyllurin ku arritën të siguronin mbijetesën vetëm në finalen e Play-Out. Drejtuesit po punojnë për të ndërtuar një ekip që të pretendojë për akoma më shumë.