Adolf Selmani është larguar nga Kastrioti. Është vetë shtatlarti i fazës difensive që ka bërë me dije se i ka dhënë fund aventurës me krutanët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai falënderon Kastriotin për mundësinë e dhënë si dhe lë të hapur mundësinë e rikthimit një ditë në klubin krutan. Në Instagramin e tij, 22-vjeçari shkruante:
“Faleminderit KS Kastrioti! Dihet që çdo fillim e ka edhe një fund, por ajo që është vërtetë e rëndësishme është rrugëtimi. Për mua ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida me gëzime gjithashtu me hidhërime.
Të gjitha pjesët e sportit që më kanë bërë ta dua akoma më shumë këtë sport. Falënderoj shumë presidentin e klubit Kastrioti, drejtorin, trajnerin dhe stafin e tij, tifozët krutanë dhe të gjithë shokët e ekipit duke ju uruar secilit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre”.
[caption id="attachment_696647" align="alignnone" width="1162"] Postimi i Adolf Selmanit[/caption]