Jasir Asani është lojtari më i ri i Tiranës. Është vetë klubi bardheblu që shpërthen rrjetin me zyrtarizimin e ‘magjistarit’ të Kombëtares.
“Jasir Asani është bardheblu! Tirana ka kënaqësinë të njoftojë publikun se kemi mbyllur marrëveshjen për huazimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, deri në përfundim të sezonit 2023-2024”, shkruan klubi në rrjete sociale.
Padyshim transferimi më bombastik që do të trondiste futbollin shqiptar nëse sot nuk do të ishte... 1 prilli!
Poll