
Alexandros Kouros është lojtari më i ri i skuadrës së Teutës. Klubi durrsak ende s'e ka prezantuar futbollistin, mirëpo është menaxheri i tij, Vasilis Tzias që ka bërë me dije afrimin më të ri të "Djemve të Detit". Kouros është 25 vjeç dhe luan si mbrojtës i majtë.
Ai është aktivizuar në kampionatin grek duke qenë në radhët Panionos, Iraklis, Apollon dhe në sezonin e fundit me AOK Kërkyrën. Ka lindur në Poliçan, ndërsa zotëron pasaportë greke. Për Bledi Shkëmbin ky është një përforcim shumë i rëndësishëm.
Vetëm me Esin Hakajn në krahë, Europa duket e vështirë për t'u përballuar, ndaj sot ka ardhur përforcimi i radhës. Kujtojmë që skuadra e Teutës do të luajë në Europa League dhe klubi durrsak ka vënë gjithçka në dispozicion të Bledi Shkëmbit.