Ishte përfolur prej ditësh, ndërsa vetëm sot është bërë zyrtare. “Abissnet Superiore” do të transmetohet në platformën “Tibo”. Pas shumë vitesh, Supersport humb të drejtën për kampionatin shqiptar.
Sot, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Tibo-n për Superligën shqiptare që do të transmetohet në kanalet e dedikuara “Oversport”.
Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare thuhej: “ZYRTARE! Oversport dhe Tibo sigurojne te drejtat e transmetimit te futbollit shqiptar per 3 sezonet e ardhshme. Nga 2022-2025 do te ndiqni Abissnet Superiore, Kategoria e Pare, Kupa e Shqiperise dhe Superkupa e Shqiperise”.

Poll