Nevil Dede
Kanë përfunduar 3 ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës. Ballkani “shkatërroi” Ferizajn në shtëpi, 3 – 0. Prej shkarkimit të Nevil Dedes, Ferizaj nuk ka asnjë fitore, ndërsa është një hap larg “greminës”, rënia nga Superliga e Kosovës.
Drita nuk e “llogariti” Llapin, 3 – 0 për kampionët, ndërsa Malisheva fitoi me 10 futbollistë karshi Dukagjinit. Deri në mbyllje të kampionatit, janë edhe 2 javë për t’u luajtuar, ndërsa Drita është shkëputur me 5 pikë para Ballkanit, çka do të thotë se nëse fitojnë takimin e radhës, shpallen kampion.
Përsa i takon fundit të tabelës, garë e ashpër për vendin e 8-të që të jep mundësi për “finalen” e mbijetesës mes Llapit, Ferizajt dhe Prishtina e Re.
Poll
