Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Stavri Nica rikthehet në stol pas 1 jave, merr në dorë “frenat” e skuadrës tjetër të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Stavri Nica rikthehet në stol pas 1 jave, merr në dorë
Kukësi ditën e sotme largoi Rraman Hallaçin pas dy humbjeve të para në kampionët në këtë sezon. Verilindorët nuk kanë humbur kohë dhe kanë arritur të gjejnë edhe timonierin e ri të tyre. Stavri Nica do të jetë trajneri i ri i verilindorëve që do t’i drejtojë në këtë kampionat. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale, ku i uron mirë se ardhjen Nicës. “Miresevjen Stavri Nica! Klubi i Kukesit njofton arritjen e marreveshjes me trajnerin Stavri Nica! Trajneri do filloj menjehere stervitjen me ekipin per pergatitjen e ndeshjes se ardhshme kunder FC Dinamo City! I urojme suksese trajnerit ne pankinen e ekipit tone!”, ka shkruar klubi verilindorë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Kujtojmë se Nica u shkarkua nga skuadra e Laçit pas javës së parë të Superiores, ku kurbinasit nuk shkuan më shumë se barazimi 3-3 me Erzenin në shtëpi. 69-vjeçari do të debutojë në sfidën ndaj Dinamos, takim i vlefshëm për javën e 3-të të Superiores me verilindorët që do të synojnë të marrin edhe 3 pikët e para në kampionat.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga