Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Skënderbeu zhbllokon merkaton, korçarët prezantojnë katër afrimet e para

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Skënderbeu zhbllokon merkaton, korçarët

Skënderbeu ka prezantuar katër goditjet e para në merkato, duke zhbllokuar kështu edhe zyrtarisht dritaren e transferimeve. Klubi korçar bën me dije se ka afruar Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey, Melos Bajrami dhe Leard Sadriu.

Zguro është një emër i njohur për futbollin shqiptar, teksa më parë ka luajtur edhe për Kukësin apo Korabin. Sadriu ka mbajtur veshur fanellën e Shkëndijës apo dhe Ferizaj.  Melos Bajrami vjen nga ekipi i Ballkanit në Kosovë.

Futbollistët kanë zhvilluar sot stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Juljan Ahmataj. Skënderbeu synon qëndrimin në elitë këtë sezon, me pretendentët që janë të shumtë.

Postimi:

"4 afrimet e para, bashkohen me ekipin"KF Skënderbeu prezanton 4 afrimet e para në merkaton e Janarit, Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mesfushor) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, Mbrojtës) janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq.4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stëvitje dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga