Në kryesfidën e futbollit maqedonas mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës në çerekfinalen e Kupës, futbolli kaloi në plan të dytë teksa skena të trupshme të tifozërisë vendase të cilët goditën lojtarët e Shkëndijës gjatë festimit të golit, morën vëmendjen kryesore.
Ndeshja u pezullua menjëherë dhe u desh ndërhyrja e forcave speciale policore maqedonase për të qetësuar situatën. Dy klubet kanë reaguar duke u distancuar dhe dënuar këto skena që shërbejnë vetëm për prishjen e imazhit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Së fundmi, Federata e Futbollit Maqedonas ka marrë vendimin zyrtar dhe Shkëndija fiton ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0 duke kaluar kështu në raundin tjetër. Gjithashtu, Shkupi detyrohet që ndeshjet pritëse t’i luajë 100 km larg qytetit për një afat të papërcaktuar.