
Roberto Firmino
Pas dy sezonesh në kampionatin e Arabisë Saudite, Roberto Firmino do t’i japë fund aventurës së tij. Ish-sulmuesi i Liverpool do të largohet përfundimisht nga Al Ahli për t’u transferuar në Katar.
Siç raporton Fabrizio Romano, 33-vjeçari brazilian do të transferohet tek skuadra e Al Sadd. Thuhet se Roberto Firmino ka gjetur marrëveshjen për të firmosur kontratën me klubin nga Katari.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi i Al Sadd për transferimin e brazilianit. Sezonin që lamë pas, Roberto Firmino arriti të fitojë Champions League aziatike me klubin e Al Ahli.
View this post on Instagram
Poll