ZYRTARE/ Shtohen shqiptarët në Serie A, mbrojtësi i kombëtares prezantohet te Empoli
Shkruar nga NEWSPORT
Shtohen shqiptarët te skuadra e Empolit. Ditën e sotme është prezantuar mbrojtësi i kombëtares U-19.
Bëhet fjalë për Adi Kurti, i cili ka bërë hapin e madh në karrierë. 18-vjeçari iu bashkohet kështu Etrit Berishës, Ardian Ismajlit dhe Stiven Shpendit.
Tashmë mbrojtësi do të ketë mundësinë të tregojë talentin e tij me skuadrën e Empolit. Është vetë lojtari qe ka bërë të ditur diçka të tillë në rrjetet sociale. 18-vjeçari transferohet te Empoli si lojtar i lirë, pasi aktualisht ishte pa një ekip.