
Pajtim Kasami është lojtari më i ri i Olympiacos në Superligën e Greqisë. Klubi nga Pireu ka zyrtarizuar 30 vjeçarin, që rikthehet me kampionët e Greqisë pas pesë vitesh.
Edhe më herët shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka bërë mirë me grekët, teksa ka firmosur kontratë 2 vjeçare me ekipin bardhekuq. Rikthimi është përshëndetur edhe nga mediet greke, me Kasamin që ka edhe mbështetjen e tifozëve.
Mesfushori ka një karrierë të pasur në klubet elitare evropiane, teksa do jetë shok me yje si Marcelo apo James, që pak javë më parë u zyrtarizuan te Olympiacos.
“Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë emocionet që ndjej tani. Jam shumë krenar që jam rikthyer në këtë klub legjendar. Faleminderit për besimin”, tha Kasami.