Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Shkumbini “godet” në merkato, peqinasit prezantojnë ish-in e Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shkumbini “godet” në merkato, peqinasit

Shkumbini sëbashku me stafin e ri po vazhdojnë merkaton dimërore me qëllim përforcimin e ekipit. Klubi nga Peqini ka godituar në merkato, ku ka transferuar një lojtar nga Kategoria e Parë.

Eglentin Gjoni do të jetë lojtari më i ri në radhët e Shkumbinit. Vetëm pas 1 viti e gjysmë me fanellën e Vorës, qendërmbrojtësi vendosi të mbyllte aventurën me këta të fundit, për të vijuar më tej në Kategorinë e Dytë.

Lajmin për transferimin e 31-vjeçarin e ka bërë të ditur vetë klubi peqinas me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:

“Shkumbini : Godet në merkato mbërthen Englantin Gjonin

Me ardhjen e stafit të ri Presidenti Ali Kasa është hedhur në merkato për një ekip të plotësuar në çdo repart.  EGLANTIN GJONI është afrimi aktual për ekipin e shkumbinit. Ish mbrojtësi shtatlartë i Vorës është kontaktuar nga drejtuesit Peqinas e tashmë është vetë presidenti Kasa që konfirmon.

Kemi gjetur gjuhën e dakortësisë me mbrojtësin Gjoni dhe mund tju konfirmoj se tashmë ai është pjesë e ekipit tonë. I uroj mirëseardhjen Gjonit duke shpresuar që ai dhe të tjera afrime që do arrijmë këto ditë të na shërbejnë për objetivin që kemi vënë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga