Shkëndija e Tetovës ka goditur në merkato, teksa ka zyrtarizuar transferimin më të fundit, që është një sulmues 22-vjeçar. Ronaldo Webster i cili luan si sulmues krahu ka vendosur të transferohet në formë huazimi te kuqezinjtë. Kartoni i xhamajkanit zotërohet nga Bregallnica, teksa huazimi te shkëndija do të zgjasë deri në fund të sezonit.
Formula e këtij transferimi është huazim me detyrim blerje, ku në fund të sezonit 22-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare.
“Ndihem i kënaqur të jem këtu. Jam i motivuar dhe gati të jap gjithçka në fushë për këtë ekip me histori. Mund të presin shumë surpriza nga unë në këtë gjysmë sezoni. Shumë gola, shumë kontribut për këtë ekip. Unë pres që titulli kampion të vijë në Tetovë“, është shprehur Ronaldo pasi u prezantua si lojtari më i ri që do të mbajë veshur fanellën kuqezi.