
Ernest Gjoka është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. Ashtu siç newsport.al njoftoi para disa ditësh, sot është konkretizuar arritja e marrëveshjes mes palëve.
Edhe pse tekniku kryeqytetas hezitoi ta konfirmonte një gjë të tillë për newsport.al, bëhet me dije që 49-vjeçari është emëruar në krye të kuqezinjve. Ai ka folur fjalët e para si trajner i Shkëndijës teksa ka deklaruar: "Kam ardhur në një klub profesional i ndërtuar me shumë sukses. Jam i gatshëm për këtë sfidë".
Kujtojmë që Gjoka zëvendëson Qatip Osmanin e shkarkuar. Tekniku kryeqytetas shkon në Maqedoni pas një eksperience disa mujore me skuadrën e Kukësit. Pritet me interes të shihet se si do të vijojë karriera e tij me kuqezinjtë shqiptarë.