Shkupi mbetet pa trajnerin e tyre, Goce Sedlioskin. Lajmi ne bën të ditur vetë klubi kryeqytetas në rrejte sociale. Pas një bisede mës teknikut dhe drejtuesve, është marrë vendimi për ndarjen me konsensus të palëve. Trajneri që shpalli kampion skuadrën, mendon se ekipi ka nevojë për “gjak të ri” në mënyrë që të ecin përpara.
Shkupi është në vendin e dytë në kampionat, 4 pikë pas Strugës kryesuese dhe 1 më shumë se Shkëndija e vendit të tretë.
Njoftimi i KF Shkupit:
"FALEMINDERIT GOCE!
Nga sot kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin tonë të nderuar, i cili e bëri ekipin tonë kampion pas 20 vitesh dhe i dha klubit tonë shumë gjëra të mira dhe arritje të suksesshme.
Pas takimit që kishim me trajnerin Goce, kemi vendosur që "të ndajmë rrugët për momentin". Kjo ndarje erdhi me marrëveshje të përbashkët me trajnerin tonë, i cili mendon se klubi ka nevojë pë "gjak të ri" dhe një transformim i këtillë do të jetë më i dobishëm për ekipin.
Besojmë se rrugët tona do të mundë të bashkohen përsëri në një moment dhe kohë tjetër. Faleminderit për të gjitha momentet e bukura që keni bërë për FC Shkupin këto dy vite.
Ne e respektojmë dhe e duam Goce Sedlloskin, i cili ka meritë të madhe në fitimin e titullit që e rikthyem pas 20 viteve pritje. Nderimet më të mëdha për te si person dhe si trajner, i cili i tillë do të mbetet gjithmonë.
Faleminderit për momentet e mira që kalove me ne Goce.
Ky klub do t'ju kujtojë gjithmonë me dashuri dhe respekt dhe do të jetë gjithmonë pranë jush."