Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ "Poker" në merkato, Skënderbeu nis nga puna për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Poker" në merkato, Skënderbeu nis nga puna

Skënderbeu ka zbritur sot në fushë teksa ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Pas shumë ditësh pushimesh, trajneri Migen Memelli ka grumbulluar skuadrën për të kryer stërvitjen e parë në Tropikal. Në këtë seancë të parë stërvitore nuk kanë munguar as afrimet në merkato.

Korçarët kanë zyrtarizuar 4 goditje në këtë merkato vere duke firmosur me Shkëlzen Ruçi, Ardit Nikaj, Jurgen Vrapi dhe Braziliani Murilo Rosa. Që të 4-të futbollistët kanë qenë së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve në stërvitjen e sotme, ndërsa në klub është afruar edhe përgatitësi atletik Lazaro Pantazi.

Postimi i Skënderbeut:

Ekipi ka startuar sot në Korçë përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Migen Memellit dhe stafit teknik.

Lazaro Pantazi do të jetë përgatitësi atletik i ekipit duke plotësuar vëndin vakant në stafin bardhekuq.

Ndërkohë në seancën e sotme me ekipin u bashkuan dhe afrimet e reja, Shkëlzen Ruçi, Ardit Nikaj, Jurgen Vrapi dhe Braziliani Murilo Rosa.

Forca Ujqër!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga