
Coronavirus ka goditur rëndë Spanjën ku tashmë nuk po e parandalojnë dot dhe numri i rasteve të infektuarëve si dhe i vdekjeve vazhdon e rritet. Në një situatë të rëndë për ti ardhur në ndihmë mjekëve të vendit, Real Madrid ka vendosur që stadiumi “Santiago Bernabeu” të përdoret si një strukturë ruajtëse e donacioneve mjekësore që do të bëhen për tiu ardhur në ndihmë mjekëve që po luftojnë me virusin Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen me anë të një postimi në rrjetet sociale teksa shkruajnë: "Falë bashkëpunimit të ngushtë midis dy institucioneve, stadiumi Santiago Bernabeu do të shndërrohet në një hapësirë të adaptuar ku do përdoret për të ruajtur dhurimet e furnizimeve mjekësore në luftën kundër pandemisë. Klubi gjithashtu do të lejojë subjektet dhe bizneset, veçanërisht ato të lidhura me sportin, mundësisht të bëjnë dhurime, qoftë ekonomike ose në formën e materialeve të kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë."
El @RealMadrid y el @deportegob impulsan un gran centro de aprovisionamiento de material sanitario en el Santiago Bernabéu.#EsteVirusLoParamosUnidos | #YoMeQuedoEnCasahttps://t.co/7cKRQOKTEI
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) March 26, 2020