7 qershori do të jetë data që do të rinisë Kategoria e Dytë në Shqipëri. Ky është vendimi i marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit pas mbledhjes online të zhvilluar me krerët e klubeve. Ashtu si Superliga dhe Kategoria e Parë, edhe e Dyta do të luhet pa praninë e tifozëve.
Me rëndësi mbetet zbatimi i masave për të parandaluar përhapjen e virusit “COVID-19”. Ndërkohë, gjatë ndeshjeve është i domosdoshëm të zbatohet protokolli sanitar i hartuar nga FSHF-ja në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e mjekësisë.