Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Përfundojnë largimet, mbrojtësi rikthehet te kryeqytasit: Pretendojmë titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Përfundojnë largimet, mbrojtësi rikthehet te

Gentrit Dumani është transferimi i radhës te Prishtina. Pas disa largimeve, kryeqytetasit kanë vijuar me afrimet në çdo repart, për t’i dhënë fytyrë skuadrës së sezonit të ardhshëm.

Dumani luan si mbrojtës në krahun e majtë dhe kontrata e nënshkruar është 2- vjeçare. Te Prishtina rikthehet pas 4 vitesh dhe tregon se objektiv kryesor i klubit është gjithmonë titulli kampion.

Njoftimi i Prishtinës:

“Mirë se vjen Gentrit Dumani

Futbollisti që aktivizohet si mbrojtës i majtë, Gentrit Dumani, ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me FC Prishtinën.

28-vjeçari në edicionin e fundit u aktivizua për Malishevën në Superligë duke qenë ndër lojtarët kryesor të këtij ekipi.

Gentriti edhe më parë ka qenë pjesë e FC Prishtinës në vitet 2015-18 me ç'rast i ka fituar edhe dy Kupa të Kosovës dhe një trofe të Superkupës.

Dumani është futbollist që ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës pasi që krahas Prishtinës dhe Malishevës, është aktivuar edhe me Flamurtarin, Drenicën dhe Fushë Kosovën.

Ai u shpreh i entuziazmuar me rikthimin te Prishtina teksa e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit tonë.

Rikthimi- Po rikthehem te Prishtina pas katër viteve dhe po ndjehem sikurse në shtëpinë time. Pas ofertës së Prishtinës, nuk jam menduar dy herë pasi që është klubi më i madh dhe më i trofeshëm në Kosovë.

Kërkon titullin - Prishtina gjithmonë synon kreun e tabelës. Edhe në këtë edicion pretendojmë që ta fitojmë titullin kampion dhe më pas pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Besoj se me punë dhe me angazhim do t'i arrijmë synimet së bashku.

Premton maksimumin- Si fillim synojmë që të përgatitemi sa më mirë për ta nisur kampionatin furishëm. Shpresoj se nuk do të kemi lëndime gjatë fazës përgatitore. Prishtinës dhe tifozëve të flaktë “Plisave” i'u premtoj më të mirën time në çdo ndeshje”, shkruan Prishtina në rrjetet sociale.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga