Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ballkani nis “spastrimet”, i jep lamtumirën ish-mesfushorit bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ballkani nis “spastrimet”, i jep lamtumirën
Queven Inacio

Ballkani ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur bashkëpunimin me një prej mesfushorëve. Bëhet fjalë për Queven Inacio i cili ka përfunduar aventurën e tij në Superligën e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ballkani përmes një postimi në rrjetet sociale. Në 28 paraqitje në kampionatin kosovar, shënoi 7 gola dhe asistoi 5 herë.

“Faleminderit, Queven Inacio !

Falënderojmë lojtarin Queven Inacio, për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë FC Ballkani.

Queven ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë. Jemi mirënjohës për punën, karakterin dhe profesionalizmin që ka shfaqur gjatë gjithë kohës.

FC Ballkani i dëshiron Inacios suksese të mëdha në vazhdim të karrierës së tij!”, shkruan Ballkani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga