Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Klubi turk "çmendet" për sulmuesin shqiptar, gati oferta prej 400 mijë eurosh

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi turk "çmendet" për sulmuesin shqiptar, gati oferta
Llapi

Largimi i Elvir Gashijan nga Llapi është çështje kohe. Sulmuesi anësor zhvilloi një sezon mbreslënës me ekipin e tij, duke kontribuar me 4 gola dhe 9 asiste. Kjo formë e mirë ka rënë në sy edhe te klubet e Turqisë.

Interesimi më konkret është nga Konyaspor. Ekipi i Superligës thuhet nga mediat turke se është gati të ofroj deri në 400 mijë euro për Gashijan, kuotë e konsiderueshme, e cila tundon klubin e Llapit për të lënë të lirë benjaminin e tyre.

18-vjeçari ka kontratë me Llapin deri në verën e vitit të ardhshëm. Kartoni i lojtarit të lindur në Mitrovicë shkon deri në 350 mijë euro, vlerë vërtetë e konsiderueshme marrë në konsideratë moshën e re. Përveç pozicionit si sulmues i djathtë, ai mund të zhvendoset edhe si mesfushor.      

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga