
Vedat Muriqi dhe Klodian Duro
Klodian Duro u rikthye disa ditë më parë në rolin e trajnerit. 47-vjeçari mori drejtimin e Lirisë së Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës. Klubi prizrenali kërkon rikthimin në elitë pikërisht me Duron.
Ndërkohë që së fundmi, në ambientet e klubit të Lirisë është shfaqur Duro dhe krah tij Vedat Muriqi. Ky i fundit është rikthyer në “bazë” në prag të fazës përgatitore, ku shihet duke biseduar me trajnerin 47-vjeçar.
Kujtojmë se Muriqi e ka nisur karrierën e tij pikërisht me Lirinë, ekip i vendlindjes së tij. Ai luajti aty për më shumë se një sezon, para se të transferohej në Superioren e Shqipërisë, te Teuta.
Vedat Muriqi dhe Klodian Duro
Poll