
Drita
Sezonin që lamë pas, Drita bëri paraqitje të shkëlqyera duke u shpallur kampione e Superligës së Kosovës. Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani doli në fushë sot në një miqësore përballë Sileksit.
Megjithatë, Drita nuk arriti të shkojë në më shumë se një barazim me rezultatin 2-2. Në barazimin përballë ekipit maqedonas, spikati blerja e re Liridon Balaj i ardhur nga Skënderbeu.
Ish-lojtari i korçarëve arriti të realizojë gol sot për skuadrën e Dritës. Një barazim ky i kampionëve të Kosovës përpara sfidave kualifikuese të Champions League përballë Differdange.
Poll