
Redi Kasa
Aventura e Redi Kasës tek Egnatia dhe në Kategorinë Superiore ka përfunduar. Sulmuesi i talentuar i rrogozhinasve do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës pasi ka firmosur me klubin e ri.
Ekipi i ri i Redi Kasës do të jetë Gjilani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi shqiptar nëpërmjet një video të veçantë të 23-vjeçarit me motor vespa. “Redi Kasa vjen në Italinë e vogël”, shkruan Gjilani në rrjetet sociale.
Sulmuesi që fitoi titullin me Egnatian ka firmosur kontratë me klubin e ri deri në vitin 2027. Redi Kasa u kërkua shumë edhe nga Elbasani, por zgjedhja e tij i ka lënë të habitur.
View this post on Instagram
Poll