
Një element tepër i çmuar është larguar ditën e sotme nga ekipi i Prishtinës. Bëhet fjalë për Dion Gallapenin, i cili ka mbyllur përfundimisht aventurën me kryeqytetasit e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Prishtinës përmes një postimi në rrjetet sociale. Kryeqytetasit falenderojnë mbrojtësin 20-vjeçar për atë që dha te Prishtina.
“Faleminderit, Galla!
FC Prishtina e përshëndet me mirënjohje dhe krenari largimin e Dion Gallapenit, i cili do ta vazhdojë karrierën e tij në Poloni.
Dioni ishte pjesë e rëndësishme e suksesit tonë, në triumfin në Kupën e Kosovës në edicionin që lamë pas teksa ishte shpallur edhe kampion i Kosovës me U21.
Me profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim, ai tregoi vlera të larta si sportist dhe si njeri për 6 vite sa ishte pjesë e klubit.
Ne jemi krenarë për rritjen dhe zhvillimin e tij brenda skuadrës tonë, dhe i urojmë suksese të mëdha në aventurën e re ndërkombëtare.
Klubi FC Prishtina do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
Suksese Dion – na bëj krenarë!
Faleminderit, Galla!”, shkruan Prishtina.