
Agnaldo Moraes kalon zyrtarisht te Kastrioti. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi krutan me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori nga Brazili ka qënë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Ndreu.
Moraes ka qënë më parë pjesë e Molde, por edhe Vila Novo në Brazil. Kastrioti luan në edicionin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, ndaj duhen prurje cilësore.
Postimi:
Agnaldo Moraes, është lojtari me i ri i Kastriotit. Mesfushori nga Brazili, ka firmosur me klubin dhe prej ditës së sotme i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Moraes ka luajtur me disa ekipe të njohura si Molde në Norvegj, Rops në Finlandë , por edhe në Brazil me Vila Novo dhe Desportivon. I urojmë Moraes suksese me fanellën e Kastriotit.