Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Partizani zbret sërish në fushën e blertë, këtë radhë ndaj ekipit hungarez

Shkruar nga NEWSPORT

Klubi i Partizanit është duke zhvilluar mini-fazën përgatitore në Antalia nën drejtimin e teknikut të ri Adolfo Sormani. Të kuqtë kanë kaluar 9 ditë duke nxehur muskujt, ku një prej tyre kanë zhvilluar dhe miqësore ndaj turqve të Trabzonspor, të cilën e humbën me rezultatin 1-0.Teksa tekniku Sormani është duke zhvilluar stërvitjen me ritme të larta si nga ana fizike ashtu edhe tekniko-taktike për të njohur më mirë skuadrën.

Së fundmi ekipi i Partizanit ka zyrtarizuar edhe testin e radhës. Budapest Honved do të jetë  ndeshja e dytë miqësore për të kuqtë në Antalia. Sipas publikimit nga ana e vetë klubit, sfida do të luhet ditën e nesërme në orën 15:00. Kjo do të jetë një tjetër sfidë e vështirë, por e rëndësishme që tekniku italian të bëjë diferencat mes lojtarëve titullar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga