
Partizani gjatë kësaj periudhe nuk po mendon vetëm për afrimet e lojtarëve por edhe me rinovimet e futbollistëve që kosiderohen të rëndësishëm për kryeqytetasit në sezonin e ri.
Bruno Telushi është i radhës që ka vendosur të qëndrojë në kryeqytet dhe të mbajë veshur fanelën e të kuqve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, ku theksohet se kapiteni ka rinovuar për një sezon me opsion rinovimi edhe për një tjetër.
“Bruno Telushi rinovon me kampionët!
Partizani me kënaqësi zyrtarizon vazhdimin e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Kapiteni ynë ka nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2024, me opsion rinovimi nga ana e klubit dhe për një tjetër vit. Partizani rikonfirmon të ardhmen e Bruno Telushit pjesë e familjes së kuqe, me të cilën është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë”, shkruan klubi i kuq.