Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Partizani shpërblen paraqitjet e tij, mbrojtësi rinovon kontratën me "Demat"

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani shpërblen paraqitjet e tij, mbrojtësi rinovon

Andi Janjeva ka rinovuar kontratën me Partizanin. Qendërmbrojtësi shtatlartë i cili u mor nëntorin e kaluar që të jetë pjesë e ekipit U21 të “Demave”, me paraqitjet e tij ka bindur drejtuesit për të qenë në ekipin e parë.

Janjeva ka firmosur me Partizanin një kontratë 3.5 vjeçare dhe ka opsionin për ta zgjatur edhe në 1 vit më shumë. 21-vjeçari në këtë sezon me ekipin A të “Demave” ka luajtur 8 ndeshje mes Superiores, Kupës dhe Superkupës. Teksa numëron edhe një asistim.

Zgjatjen e bashkëpunimit me Janjevën e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku shkruan:

Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Andi Janjevën. Mbrojtësi 21 vjeçar pas eksperiencës te ekipi U-21, tashmë është edhe kontingjent i ekipit të parë. Qendërmbrojtësi ka firmosur me kampionët për 3 vite e gjysëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga