
Partizani nuk ndalet në merkato. Klubi i kuq pasi zyrtarizoi firmën me Herald Markun, pak minuta më parë ka bërë me dije rinovimin e kontratës me Jurgen Bardhin. Pas negociatave, klubi dhe lojtari kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon.
Lajmi është bërë me dije nga Partizani në rrjetet sociale, ndërsa Bardhi do të udhëtojë drejt Ohërit për t'u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në prag të ndeshjeve të Conference League.
Postimi i Partizanit:
FK Partizani zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me Jurgen Bardhin. Klubi dhe lojtari kanë rinovuar kontratën dhe sulmuesi 23 vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të vendit edhe për një tjetër sezon. Bardhi pjesë e klubit që nga ekipet zinxhir të Akademisë, gëzon besimin e plotë të drejtuesve duke u konsideruar një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit dhe kampionatit tonë.