Remzifaik Selmani është larguar zyrtarisht nga Partizani. Sikurse ishte e bërë e ditur ditë më parë, sot ka marrë formë zyrtare divorci me të kuqtë.
Mungesa e hapësirave në formacionin titullar ka bërë që sulmuesi t’i japë fund aventurës me kampionët.
Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar të klubit të Partizanit thuhej:
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin. Sulmuesi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Faleminderit Remzifaik Selmani për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive”.
Poll