Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Partizani e huazoi në Kroaci, Kastrioti prezanton sulmuesin e “demave” dhe mbrojtësin 18-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani e huazoi në Kroaci, Kastrioti prezanton sulmuesin e

Kastrioti ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se me ekipin janë bashkuar Franc Marinaj dhe Brajan Selmani. Marinaj vjen pas aventurës në Kroaci me NK Jarun, ku shkoi si huazim nga Partizani. Tashmë kartonin e 20-vjeçarit e zotërojnë krutanët.

Në anën tjetër Brajan Selmani është mbrojtës. Vetëm 18-vjeç shihet si lojtar premtues për të ardhmen, pasi është formuar te Akademia e Futbollit, ndërsa ka dhënë kontributin e tij dhe për Teutën U19 dhe Laçin U21. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Kastriotit.

Njoftimi i Kastriotit:

KS Kastrioti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Brajan Selmani në skuadër. Mbrojtësi i formuar te Akademia e Futbollit është një lojtar i ri dhe premtues. Ndonëse i ri në moshë, 18 vjeçari, ka provuar të luajë krahas Akademisë, edhe për ekipin e Teutës U19 dhe të Laçit U21. Gjithashtu, me Kastriotin ka firmosur edhe sulmuesi Franc Marinaj. 21 vjeçari, është produkt i akademisë Dinamo, ndërsa ka qenë pjesë edhe e NK Jarun të Zagreb, si edhe me Partizanin në Shqipëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga