
Partizani ka qenë mjaft aktiv në këtë merkato si me afrimet e bëra, por dhe me disa rinovime kontratash.
Rinovimi më i fundit është i Gjergji Kote. 18-vjeçari i cili është aktivizuar me ekipin U-19 pas paraqitjeve fantastike me këta të fundit i’a doli të bindte drejtuesit t’i rinovonin kontratën.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare Partizani njofton arritjen e marrëveshjes deri në 2027-ën dhe me opsion për një tjetër sezon me mesfushorin.
Një kontratë 4-vjeçare edhe tashmë, talenti është zyrtarisht pjesë e ekipit të parë të “Demave”.
Poll