Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Nuk ndalet Arbi Laçi, çon yllin e Egnatias në Ukrainë

Shkruar nga NEWSPORT

Gytis Paulaskas është transferuar te Kolos Kovalivka në Ukrainë. Ashtu siç njoftonte Newsport.al ditë më parë, sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes. Ka qenë menaxheri i njohur, Arbi Laçi, ai që ka mundësuar këtë transferim.

Paulaskas ka nënshkruar një kontratë 2.5 vjeçare me klubin ukrainas duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i tyre. Në njoftimin e bërë në profilin zyrtar në Instagram, Laçi shkruante:

“Marrëveshja u arrit! Gytis Paulaskas, lojtari i kombëtares së Lituanisë është futbollisti i ri i Kolos Kovalivka. Jam i lumtur t’iu prezantoj një transferim të suksesshëm nga Shqipëria në Ukrainë. Falënderoj Egnatian dhe Kolos Kovalivka për këtë operacion të suksesshëm. Gytis ka nënshkruar për 2.5 vite dhe është gati për aventurën e re. Urime!”

[caption id="attachment_719465" align="alignnone" width="396"]Postimi i Lacit Postimi i Lacit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga