Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Rrocaj dhe Shkurtaj bëhen "kuksianë"

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Rrocaj dhe Shkurtaj bëhen

Ashtu siç ishte përfolur përgjatë gjithë këtyre ditëvë, më në fund është bërë zyrtare kalimi i Eduart Rrocës dhe Vasil Shkurtajt te Kukësi. Mesfushori dhe sulmuesi i Luftëtarit kanë arritur marrëveshjen me klubin verilindor dhe ditën e sotme janë prezantuar në ambientet e klubit.

Detaje të kontratave përkatëse s'bëhen ende të ditura, ndërsa të dy lojtarët tashmë janë të gatshëm për t'iu bashkuar skuadrës kuksiane nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.

Kujtojmë që Rroca dhe Shkurtaj ishin pjesë e Luftëtarit në këtë pjesë të parë të sezonit futbollistik. Performanca pozitive me gjirokastritët bëri që të dy lojtarët të nxisnin interesin e kuksianëve për t'i pasur në gjirin e tyre. Falë ndërmjetësimit edhe të menaxherit Elton Marini, sot të dy futbollistët janë veshur me fanelën "blu".

Vasil Shkurtaj ka arritur të shënojë plotj 7 gola në këtë edicion dhe me verilindorët pritet të shpërthejë për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave, sigurisht me "regjinë" e Eduart Rrocës në mesin e fushës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga