ZYRTARE/ Nuk ia doli të ndihmonte Francën, Karim BENZEMA i jep fund futbollit ndërkombëtar
Shkruar nga NEWSPORT
Franca humbi finalen e Botërorit përballë Argjentinës në një ndeshje të çmendur ku u panë 6 gola të shënuar në 120 minuta lojë por në fund, Argjentina ngriti trofeun. Për gjatë gjithë lojës, u vu re mungesa e një lideri teksa pesha e kombëtares ra e gjitha në supet e Kylian Mbappe i cili bëri gjithçka vetë duke shënuar tre gola.
Karim Benzema pritej të ishte ylli kryesor me sulmuesin që u rikthye posaçërisht për objektivin e mbrojtjes së titullit. Mirëpo, dëmtimi në para fillimit të Botërorit, e la atë jashtë ëndrrës së madhe. Sot mbush 35 vjeç dhe ai njofton zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja franceze.
“Unë kam bërë sakrificat dhe gabimet për të arritur deri këtu ku jam sot dhe jam krenar për atë që kam arritur. E kam shkruajtur hsitorinë dhe kjo mbaroi.”-tha sulmuesi.