Albi Doka largohet zyrtarisht nga Tirana. Mbrojtësi që spikati me 25 herë kampionët e vendit ka bërë me dije “divorcin” me kryeqytetasit. Ai ikën me kokën pas ndërsa thekson se një ditë do të kontribuojë sërish për ekipin e tij të zemrës.
Falënderimet janë të shumta, nga presidenti Refik Halili e deri te trajnerët me të cilët ka punuar. Sigurisht s’mund të harrojë as tifozët e shumtë bardheblu, ata që i japin identetin kësaj skuadre kampione. Në postimin e tij emocionues shkruhej:
“Falimnderit Tirona ime E nisa që fëmijë me këto ngjyra me mendjen për të punuar për të arritur të përfaqesoja denjësisht këtë bluzë. Arrita me shumë punë, sakrificë dhe shumë pasion të përfaqësoja qytetin e Tironës dhe ekipin bardheblu, jam shumë krenar për këtë arritje. Fitova me moshat dhe pastaj gjithcka me ekipin e parë. Është shumë e veshtirë për mua ta them por erdhi momenti të ndahem nga ngjyrat e ekipit të zemrës, të ndahem nga tifozët bardheblu.
Dua të falenderoj Presidentin Refik Halili qe ka qen si nje prind per mua , Klubin e Futbollit Tirana për mundësinë qe më dha të arrija në këto nivele, falenderoj të gjithë tranjeret dhe vecanerisht tranjerin me tmir qe kam punuar Presor Egbon dhe bashkëlojtarët që kemi luajtur ndër vite, falenderoj familjen time për mbështetjen e madhe. Sigurisht dua të falenderoj përzemërsisht tifozërinë më të zjarrtë në botë, atë bardheblu. Nuk është një Lamtumirë, por një Mirupafshim!”
Prej 4 sezonesh, pjesë e ekipit të parë, Albi Doka është aktivizuar në 91 takime duke realizuar 5 gola.