Teuta ishite larg pritshmërive në këtë sezonin në Abissnet Superiore. Djemt e Detit e mbyllën në vendin e 6-të duke mbetur jashtë garave europiane. Kjo gjë ka bërë që ditën e sotme ata të ndajnë rrugët me trajnerin e tyre Edi Martini.
Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me teknikun shkodran. Në postimin në kanalin e tyre zyrtar Facebook, blutë falenderojnë teknikun duke i uruar atij suksese në vazhdimësi.
Edi Martini tashmë është në qëndër të merkatos ku me shumë mundësi do të marrë drejtimin e Vllaznisë. Elvis Plori dhe Alban Xhaferri e shikojnë teknikun si të duhurin për ti besuar atij timonin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Postimi i KF Teuta:
Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.