Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Një sulmues për KUKËSIN, verilindorët prezantojnë shtatshkurtrin brazilian

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një sulmues për KUKËSIN, verilindorët

Vitor Feijao da Silva është lojtari më i ri i skuadrës së Kukësit. Është klubi verilindor që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar ka bërë me dije afrimin më të ri në ekip.

Ai luan si sulmues dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme në skuadrën kuksiane në edicionin e ri futbollistik.

"Zyrtare! Vitor Feijao eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi brazilian Vitor Feijao Correia da Silva eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate dy vjecare duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.

Feijao vjen te Kukesi nga kampionati brazilian ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Boavistas. Futbollisti 24 vjecar ka luajtur ne nje ekip me ish-futbollistin tone, Erick Flores i cili ka qene nje shtyse per futbollistin per te firmosur me Kukesin.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Feijao me fanellen e ekipit tone.

Bem Vindo Vitor
Skeda e Lojtarit:
Emri: Vitor Feijao Correia da Silva
Mosha: 24 vjeç
Kombësia: Brazilian
Gjatësia: 1.69 m
Pozicioni: Sulmues, sulmues i djathte

Klubet e meparshme: Parana, Coritiba, Criciuma, Ceara, Figuirense, Payasandu, Boavista", shkruhet në njoftimin zyrtar të verilindorëve.

24-vjeçari ka një karrierë të pasur në Brazil, ndërsa pritet me interes të shihet se si do të shkojë aventura e parë në Europë, konkretisht në skuadrën e Kukësit. Në këtë valë të nxehtë të merkatos, drejtuesit verilindorë po punojnë intensivisht për të pasuruar ekipin me futbollistë cilësorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga